Ne gazeten Koha Jone te dates 24 Qershor 2005, eshte botuar nje shkrim nga z. Xhevat Mustafa me titullin "Marreveshje per tregti te lire qe kushtojne shtrenjte." Autori i ketij shkrimi kritikon Partine Socialiste ne pushtet per marreveshjet e tregtise se lire qe ka nenshkruar me vendet e rajonit apo edhe me tej. Sipas z. Mustafa, tregtia e lire qenka shume e demshme per Shqiperine.
Nuk kam ndermend aspak te mbroj qeverine aktuale, por te perpiqesh t'ia ulesh vlerat asaj apo atyre duke kritikuar konceptin e tregtise se lire, per mendimin tim eshte taktike e gabuar. Ka shume gjera te tjera per te cilat mund te kritikohet kjo e ashtuquajtur qeveri, si p.sh. menyra si luhet me parate e popullit (taksat) per te marre perseri pushtetin duke "peruruar" ne 2 muaj para zgjedhjeve me shume rruge e ura e objekte te tjera se c'jane ngritur ne 4 vjet qeverisjeje, duke hequr akcizat e naftes per bujqesine ne prag te zgjedhjeve, etj.
Te mirat apo te keqijat e tregtise se lire kane dhjetra vite qe diskutohen nga ekonimiste e politikane ne bote. Vitet e fundit, shume te rinj e te reja (te cilet me kujtojne ato grupet marksiste-leniniste qe vinin per pushime qyl ne Shqiperi te "sponsorizuar" nga PPSH) dalin rrugeve te Evropes per te protestuar kundra globalizmit "kapitalist" dhe tregtise se lire, te veshur me bluza e jeans te prodhuara ne Indi a Kine... . Cfare me cudit eshte qe, normalisht, krahu i djathte i politikes e mbeshtesin tregtine e lire, ndersa ai i majti e kundershton ate. M'a merr mendja qe autori i shkrimit eshte perpjekur te ndihmoje PD-ne me shkrimin e tij, por te nxjerresh PS-ne si mbeshtetese te tregtise se lire dhe PD-ne si kundershtare, jo vetem qe nuk e ndihmon, por, perkundrazi, i shkakton mjaft dem te djathtes se mirefillte. Shpresoj qe kundershtimi ndaj tregtise se lire te mos jete pjese e platformes se PD-se!
Per te mos u zgjatur me shume, po hyj drejt e ne teme: Tregtia e lire nuk eshte gogoli i ekonomise Shqiptare (apo asaj boterore). Perkundrazi, tregtia e lire eshte thelbi, themeli i kapitalizmit te mirefillte e te suksesshem. Te pengosh tregtine e lire, do te thote te ri-vendosesh politiken izoluese marksiste-leniniste-enveriste "Gjithcka me forcat tona" - dhe ne Shqiptaret jemi deshmitaret me te mire te pasojave te kesaj politike shkaterruese e te deshtuar. Meqenese ne ate shkrim eshte sjelle bujqesia si shembull per argument, nese do duhej te pengonim tregtine e lire, atehere duhet t'a pengojme edhe fermerin nga Lezha te vije te shese produktet e tij bujqesore ne Tirane; Tiranasi, duke shfrytezuar edhe avantazhin qe ka meqe eshte 20 metra me afer diellit, duhet t'a ktheje ballkonin e tij ne katin e 8-te ne nje ferme te vogel! Madje, sipas kesaj logjike, cdo familje duhet te kete fermen e vet e te beje vete gjalpin, djathin, frutat, perimet, grurin, etj. Madje edhe rrobat t'i qepe vete, te dije te prodhoje traktor, te pergatise argetim per familjen, etj. A eshte e mundur kjo gje? Ne epoken e gurit ndoshta po, se me vone edhe parardhesit tane gjuetare, fatmiresisht, mesuan te shkembejne lekura kafshesh me dike qe dinte te prodhonte drithra me mire se ata.
Shkova pak larg me shembujt e mesiperm per te shpjeguar qe tregti jo e lire eshte absurde. Specializimi ne nje profesion dhe tregtia jane baza themelore e kapitalizmit. Nuk e kuptoj pse qenka plotesisht ne rregull nese tregtia behet brenda kufinjeve administrative te Shqiperise, dhe jo matane tyre. Nese do t'ja vinim kufirin tek thana tregtise se lire, i bie qe autori t'a shkruante ate artikull me pene e boje, se deri tani kompjutera apo makina daktilografike nuk prodhohen ne Shqiperi!
Nuk kam ndermend te jap shifra impresionuese eksportesh a importesh, por duke mos dashur t'a le kete shkrim "thate" pa shifra fare, po jap vec nje: $318 miliarde. Ky eshte deficiti tregtar i shtetit me te "varfer" e te "pafuqishem" ne bote: Sh.B.A. Dhe kjo, sigurisht, eshte pasoje e lirimit te tregtise. Por cfare ka bere ky "lirim?" Tashme, p.sh., konsumatoret Amerikane nuk jane te detyruar te zgjedhin makinat e tyre vec ndermjet 3 markave Amerikane te cilat jane me pak cilesore se ato Japoneze. Nese nuk do kishte tregti te lire, Amerikanet do paguanin shume me teper per veshmbathje dhe gjithcka tjeter (ketu ne Amerike cdo paisje shtepjake eshte e prodhuar jashte Amerikes) dhe nuk do kishin kursime per te dhuruar fondacioneve te ndryshme, perfshire atyre qe veprojne ne Shqiperi. Pra, ndonese importohen shume gjera materiale ne Amerike, ekonomia ketu ka evoluar dhe vendin e pare si industri e ze ajo e sherbimeve, te cilat edhe i eksportojne ne vende te tjera.
Tani te kthehemi tek pasojat kaq negative qe paska tregtia e lire ne Shqiperi, sipas artikullit qe po citoj. Nuk e di cfare lloj sondazhesh ka kryer autori kur deklaron qe shumica e biznesmeneve dhe qytetareve jane kundra tregtise se lire. Une nuk kam te dhena statistikore dhe s'kam ndermend te bej sondazhe me probleme emrash, por, nese eshte e vertete qe "shumica e biznesmeneve dhe qytetareve" qenkan kundra tregtise se lire, kjo mund te jete sepse askush nuk u ka shpjeguar atyre te verteten. E verteta eshte qe po, nje pjese e vogel e bizneseve Shqiptare (kryesisht fermeret dhe ata qe prodhojne me 100% lende te pare vendase) do kene ca probleme ne fillim nga tregtia e lire. Jane pikerisht ato probleme te cilat z. Mustafa, me te drejte, i ve ne dukje ne shkrimin e tij. Por cfare nuk ve ne dukje autori eshte arsyeja pse prodhimet bujqesore Maqedonase kane mbushur tregun Shqiptar. Autori i atij shkrimi thote qe kjo eshte "diskriminuese" sepse niveli Shqiptar i prodhimit qenka me i ulet se ai Maqedonas. Me fal po, kush po e ben kete diskriminim? Kush e ka fajin qe Shqiptaret nuk prodhojne dot aq (apo te njejten cilese) si Maqedonasit?
Jam kurjoz te di cili konsumator i zakonshem Shqiptar do te blinte nje pjeshke qe peshon 100 grame, te tharte e qe kushton, bie fjala, 10 leke, vetem pse eshte prodhim Shqiptar dhe do shperfillte nje pjeshke qe peshon 500 grame, te embel, e qe kushton 5 leke por eshte "Made in Macedonia?" Pergjigjen po e le t'a zgjedhin lexuesit.
Duhet te kuptojme qe mbreti i tregut eshte konsumatori: eshte ai qe zgjedh cfare eshte me e mire per te, pjeshka 100-gramshe apo ajo 500-gramshe dhe me e lire. Fermeri qe shet pjeshken inferiore, sigurisht qe s’do kete sukses. Por konsumatori fiton, sepse, ne saje te tregtise se lire, nuk eshte tashme i detyruar te bleje vec nje lloj pjeshke, si ne vitet e fundit te diktatures kur ne cdo dyqan vec nje lloj perimeje kishte: presh.
Thashe me lart qe disa biznese do kene probleme. Duke qene se paga e konsumatorit eshte e njejte, duke pas mundesine te kurseje para nga pjeshkat, konsumatori do te kete tani para te bleje edhe dicka tjeter, p.sh. nje shishe vere te cilen deri tani nuk e perballonte dot. Ne kete menyre, rritet biznesi per prodhuesin/shitesin e veres – apo edhe me mire, krijohet nje biznes i ri.
Si konkluzion, nga tregtia e lire, konsumatori gjithmone del i fituar dhe tregtia e lire sjell zhvillimin e biznesit. Askush nuk e detyron fermerin Shqiptar qe te mos prodhoje pjeshka inferiore! Kapitalizmi ndryshon nga socializmi sepse mbijeton ai qe perpiqet me shume. Nese fermeri sheh qe pjeshket e tij nuk po shiten, atehere do te gjeje menyra qe te prodhoje edhe ai pjeshke edhe me te mira e me te lira se Maqedonaset – ose do filloje te prodhoje dicka qe e ben me te mire e me te lire se Maqedonasi, p.sh. veren. Kapitalizmi skarton dembelet.
Pra tregtia e lire nuk eshte gogoli, perkundrazi, mendoj qe sa me e lire te lihet tregtia, aq me pozitive do te jete per Shqiperine. Cfare e ka demtuar ekonomine Shqiptare jane politikat e cuditshme, burokratike e korruptuese te qeverise ne pushtet gjate ketyre 8 vjeteve te fundit te cilat e kane bere shume te veshtire qe Shqiptaret te hapin biznesin e vet e te konkurojne denjesisht me mallrat qe vijne nga vendet e tjera. Shqiperia eshte kthyer ne nje shtet qe mbahet me paterica: patericat e parave qe dergojne emigrantet, patericat e borxheve apo ndihmat e taksapaguesve te atyre vendeve qe po i bekan dem tregtise tone (qe dikur duhen lare), etj. Per shkak te ketyre pengesave artificiale dhe faktoreve te tjere, Shqiperia nuk eshte e favorshme per investime te huaja sepse gjithcka eshte shtrenjtuar artificialisht. Gjithashtu, komplikimet dhe niveli absurd i taksave si TVSH ia merr frymen bizneseve - pa folur pastaj per korrupsionin qe e shkaterron konkurencen e ndershme.
Shkrimi te cilit i referohem