Monday, October 17, 2005

Cudi Shqiptare: Dirigjente e muzikante te huaj

Kesaj rradhe nuk do "cuditem" nga fusha e politikes (ndonese ka shume e shume cudi aty). Para disa muajsh cudia me te cilen hapa kete cikel ishte per balerinet ruse. Sot lexova qe e famshmja orkester e Radio Televizionit Shqiptar paska marre si dirigjent dhe instrumentist kryesore dy Italiane.

Nuk jam aspak kunder "levizjes se lire" te njerezve - sidomos artisteve. Gjithashtu, s'kam asgje kundra ketyre dy profesionisteve qe mund te jene shume te mire.

Cfare me cudit shume eshte qe, nderkohe qe artistet Shqiptare detyrohen te marrin rruget per shkaqe kryesisht ekonomike dhe shkelqejne skenave te Evropes e Amerikes (s'po i futem permendjes se emrave) - apo detyrohen te bejne pune te tjera, RTV importon muzikante?! Nese eshte dicka qe me verte mund te krenohemi (ende) jane pikerisht virtuozet Shqiptare - dhe tani ata s'pranohen ne Shqiperi? Nese RTV paska para te paguaje muzikantet Italiane (qe, m'a ha mendja, kerkojne rroge goxha me te larte se Shqiptaret), pse nuk i kthen muzikantet Shqiptare? Pse nuk i ofron pune te famshmit maestro Eno Koco qe te kthehet nga Anglia e te drejtoje kete orkester?

Sa me shume lexoj lajme te tilla, aq me shume me zjen gjaku. Me mire mos te lexoj fare, te pakten mos t'a di cfare idiotesish ndodhin ne Shqiperi.

Artikulli ne gazete

4 Comments:

At 9:07 AM, Anonymous Anonymous said...

Mesa kam degjuar, shteti ka vene ne dispozicion nje buxhet per te mundesuar kthimin sidomos te te rinjve qe dipllomohen jasht shtetit. Buxheti eshte modest por iniciativa duhet pergezuar mendoj.
Edhe mua me erdhi shume keq te degjoja kete lajm, per me shume qe lexova sot qe edhe futbollistat qe luajne ne ekipet e jashtme dhe qe kane nacionalitetin shqiptar dhe nje tjeter nuk vendosin dot te luajne me kombetaren.

 
At 6:16 PM, Anonymous Anonymous said...

Hi, I don't know if you still read comments on this blog, I found it looking for blogs on Albania to see if you would be interested in mentioning my project www.albaniabridge.co.uk, I'm raising funds to build a bridge in a village in northern Albania...thanks!

 
At 5:16 PM, Blogger Agobooks said...

Dua të të përgëzoj sinqerisht!
Mirësetëgjeta dhe, kahera do vizitoj bloggun tënd.
Plot respekt!

 
At 12:03 PM, Blogger Agobooks said...

Gëzuar, 2007-a!

 

Post a Comment

<< Home