Sunday, July 31, 2005

Cudirat Shqiptare

Para disa kohesh hapa nje "seri" shkrimesh rreth cudive Shqiptare dhe shkrimi i pare ishte per punesimin e balerineve ruse ne Shqiperi, nderkohe qe ne "eksportojme" balerinet tane neper vende te tjera.

Cudia e rradhes eshte nje lajm ne gazeten Koha Jone (shih me poshte per link) ku flitet per problemet qe disa banore e Kucoves kane ngaqe po jetojne ne shtepi te ndertuara me tulla te grabitura nga ish-ndertesat kimike te ndermarrjes se perpunimit te naftes. Nuk di te qaj apo te qesh... . Te qaj per varferine qe i detyron njerezit te bejne gjera te tilla, apo te qesh e te them "mire t'ju behet" qe vodhen pronen e te ashtuquajturit shtet dhe tani po pesojne efektet e hajduterise se tyre. albania, shqiperia

Artikulli tek Koha Jone

Sunday, July 10, 2005

Feja e Ministrit te Jashtem

Perpara dy diteve, dikush hapi nje teme rreth fese se ministrit te ardhshem Shqiptar ne listen Shqiptare Art-Club ne te cilen jam antar. Me poshte po ve, ne menyre kronologjike, postat e atij personit (pseudonimi Darwin) dhe meje.

  1. Darwin wrote: Mediat italiane jo pak here edhe pse perciptasi e kane nenvizuar qe kthimi i Berishes ne Krye te qeverise do jete edhe nje afrim me vendet islamike ! Ne situaten qe po kalon sot bota shikoni se c'fare ndodhi sot ne Londer..mendoj se zgjedhja e Ministrit te Jashtem duhet te jete shume i kujdesshem .larg emrimeve partiake sic eshte vepruar deri tani Mendoj se shume mundesi per nje vend te tille ka zoti .ALDO BUMCI e mos me thoni qe emrat nuk kANE RENDESI NE POLITIKEN E JASHTEME ..sidomos per vende si Shqiperia qe duhet te luftojne edhe me paragjykimet europiane DARWINI

  2. shqipo wrote: Megjithese shume pak media Italiane arrijne deri ketu ne Amerike, s'kam arsye mos te besoj Darwin per ato qe thote rreth shqetesimit te ketyre mediave italiane kaq te interesuara per Shqiperine.

    E paskam pak te veshtire te kuptoj cfare u prish pune ketyre "mediave" se cfare feje do jete ministri i jashtem ne Shqiperi, dhe nese do e kete emrin Mazllum, Aldo apo Jetmir. Nuk e kuptoj kush ju dha te drejten atyre te japin ide se cfare feje apo emri duhet te kete ministri Shqiptar i jashtem. S'me kujtohet nese ndonje media Shqiptare apo Amerikane te kete diskutuar nese, bie fjala, ministri i Punes Italian duhet te jete synet apo jo, apo nese Ministrja e Kultures te jete apo jo Lezbike.

    Gjithashtu nuk arrij te kuptoj friken tone (Shqiptareve) se cfare do mendoje "bota" apo qe duhet te bejme gjithcka qe t'ia bejme qefin "botes". Eshte nje lloj "frike" apo servilizmi qe ende s'arrij te kuptoj. Kjo per vete faktin qe s'e kuptoj se si feja apo emri i nje ministri Shqiptar do te influencoje numrin e bombave ne Londer a ku di une. Meqe kemi rastin e Londres te fresket, faktet jane kokeforta: ne te gjitha vendet e Evropes perendimore jetojne shume me teper myslimane se ne Shqiperine e vockel. Dhe c'eshte me e keqja, ata miliona myslimane "jo-komunitare" jane shume me fundamentaliste se myslimanet e Shqiperise. S'me kujtohet te jene bere ndonje akt terrorist mysliman deri tani ne Shqiperi, po keshtu as ndonje lidhje e akteve terroriste qysh nga 11 Shtatori nuk eshte zbuluar me Shqiperine.

    Perkundrazi, disa nga ata qe jane mbajtur pergjegjes per 11 Shtatorin erdhen ne Amerike nga vendet e "civilizuara" te Evropes Perendimore si Gjermani e Franca.

    Keshtu qe, megjithese mundohem te jem tolerant, atyre palo mediave italiane u them "shut the f**k up and leave us alone! Mos u merrni me fete e emrat e ministrave Shqiptare, se m'a do mendja ka shume me teper ceshtje te rendesishme ne Itali (qe jeni rrezik po aq te korruptuar sa administrata Shqiptare) me te cilat mund te mbushni faqet e gazetave."

    Personalisht me ben te vjell servilizmi dhe varesia e semure e politikaneve Shqiptare ndaj te huajve. Me ndez gjakun nderhyrja e "ambasadoreve" te huaj ne ceshtjet e brendshme Shqiptare. Per cdo gje qe ndodh ne Shqiperi, duhet te merret leja e ambasadoreve. Ambasadoret e huaj, duke kaluar te gjitha caqet e detyres se tyre, e cila eshte thjesht ajo e perfaqsimit te vendit te tyre ne Shqiperi, dalin e japin udhezime se cfare duhet bere. Kur "politikanet" shqiptare bejne ndonje sherr, shkojne edhe falen te ambasadoret (mundesisht Amerikan) qe t'i pajtoje!

    Mjaft me me puthje b***e te te tjereve! M'a merr mendja qe askush tjeter
    nuk e do Shqiperine me shume se ne Shqiptaret!

  3. darwin wrote: para disa ditesh gazeta me e madhe "Corriere della Sera " i ka dedikuar nje faqe te tere arrestimit te Abu Omarit shiko shiko i larguar nga Shqiperia per ne Itali tamam pas ngjarjeve te 97 i cili sic deshmojne edhe punonjes te larte te Shikut te asaj kohe bile na qenka edhe baba i dy femijev ne Tirane ...keto merren me fakte ore mik jo me llafe ne ere !

    nuk e kane fajin mediat italiane nqs ne disa vite me pare ne vitin 93--- si shkrepetime ne qiell te kaltert u kujtuam te hyme e te bejme pjses ne Konferderaten Islamike ..a si dreqin quhet nuk e di mire, Aldo Bumci mu duk nje solucion i mire edhe per ti treguar botes qe ne nuk jemi nje shtet ISLAMIK kaq Une kete teme e quaj te mbyllur se nuk kam as kohe e as deshire te merrem me me kete teme

  4. shqipo wrote: Darwin,

    se pari, shpresoj te mos jesh duke i marre replikat e mia personalisht sepse
    nuk jane te tilla.

    Se dyti, sic te thashe, median Italjane nuk kam rastin t'a lexoj, jo vetem per shkak se nuk gjenden aq kollaj ne Amerike por edhe sepse, te them te drejten, s'me intereson shume se cfare behet ne Itali. Sinqerisht me duket e skajshme dhe, sic thote edhe z. Kapinova (qe ne kete rast pajtohem me te), me te vertete bie pak ere dhie, botimi i nje faqeje te tere. Megjithate, puna e Corriere Della Sera se me cfare sensacionesh i mbushin faqet e
    gazetave. Fundi i fundit, mediat e lajmeve e kane suksesin e tyre pikerisht ne sensacionet. Nuk kam ndermend te kundershtoj Corriere sepse s'e kam haberin fare se ku ka qene Abu Omari apo me ke i ka bo kalamojt. Dhe sinqerisht uroj qe ate faktin e largimit te tij nga Shqipera ne 1997 (ashtu si mijra te tjere) mos te perdoret sikur qeveria e para 97-es e ka mbeshtetur dhe ajo qe e zevendesoi do e fuste ne burg!

    Por cfare di (nga interneti, sigurisht) eshte qe ky Abu-ja qeka akuzuar per here te pare ne 1998 (http://en.wikipedia.org/wiki/Omar_Abu_Omar) - pra nje vit pasi ka ik nga Shqiperia (sipas lajmit qe percolle nga Corriere). Pra, nuk e di ca faji ka pas Shqiperia ne kete rast kur askush s'i dinte marredhenjet e tij me Al-Qaida. Mos te rrime pastaj te futemi historise qe ata qe formuan dhe ishin pjese e Al-Qaida, me perpara ishin te financuar nga vete Amerika per te luftuar Ruset ne Afganistan. Gjithashtu, shume vete e dine qe para 1997, strukturat e ushtrise Shqiptare si dhe ato te sherbimit sekret (SHIK) ishin aktualisht nen kontrollin e strukturave amerikane - ne
    dac te na pelqeje ne, ne dac jo. Keshtu qe kur nuk u kujtuan vete Amerikanet t'a gjejne e t'a arrestojne, cfare mund te bente SHIK-u? Me lejo t'ju kujtoj qe shumica e atyre maskarenjve qe "krijuan" 11 Shtatorin jetuan, punuan e madje moren edhe mesime fluturimi ne Amerike, mu nen hunden e FBI!

    Nuk e njoh z. Bumci dhe shpresoj mos te me kesh keqkuptuar qe jam kundra zgjedhjes se tij si Minister. Cfare po perpiqem te them eshte kjo: shpresoj qe qeveria e re te zgjedhe ne poste njerez te cilet me te vertete e meritojne, bazuar ne eksperiencen e tyre, dhe jo pse jane te njeres apo tjetres fe, apo nga aktiviteti partiak. Nese z. Bumci eshte me i zoti, hallall e paste portofolin e Ministrit. Nese dikush tjeter qe eshte i fese Budiste a Bahai a ku di une eshte me i zoti, atehere t'a marre ai - duke pas parasysh qe nuk bejne propagande fetare.

    Nderkohe, sic e tha edhe z. Kapinova, jam kurjoz te di nese Corriere e ku di une shkruajten ndonje artikull, edhe pse jo 1 faqe, pas 1997. Jo vetem Ilir Meta ishte minister, po ai i tanishmi, Kastriot ISLAMI! epo mbiemer me mysliman nuk m'a ha mendja te gjesh, as ne Arabi Saudite jo! :)

    Dhe e fundit, futja e Shqiperise si antare e Konferences Islamike eshte dicka qe eshte folur shume. Personalisht, edhe mua ne fillim s'me erdhi mire sepse ne ate kohe, duke dashur te jem "si gjithe Evropa" (dhe ngaqe s'e njihja mire Evropen ende), cdo gje perendimore m'u dukte idhull dhe mendoja qe duhet te shkeputeshim nga cdo gje "anadollake" (term i shpikur nga
    aparatciket komuniste ky me duket). Gjithashtu, e them hapur qe jam i djathte por aspak i dashuruar me "doktorin." Por qe te rrime shtrember e te flasim drejte, ashtu sic thashe me siper, Amerika gati ishte shtruar kembekryq ne Shqiperi ne ate kohe (kur doktori e futi Shqiperine si antare ne Konference Islamike), dhe, ndonese po spekulloj me hamendje, dicka te
    kesaj rendesie, nuk m'a merr mendja qe Dr. Berisha e ka bere pa pelqimin (pse jo, edhe udhrin) e Amerikes. Ne ate kohe, Amerika jo vetem qe nuk e kundershtoi zyrtarisht antaresim, por, perkundrazi, e pergezuan. Le te jemi te sinqerte, e ke tjeter me mire se ne, krejtesisht ne anen e Amerikes, do gjente Amerika te fuste ne ate organizate? E kush tjeter me mire se ne do
    mbronte Ameriken ne ate organizate dhe, pse jo, te sabotoje vendime anti-Amerikane?

    E fundit: per cfare irritohemi kaq shume nga antarsia e Shqiperise ne ate organizate? Me te vertete mendojme qe tani te gjithe Shqiptaret do detyrohen te kthehen ne myslimane?! Apo qe jemi te gjithe myslimane? Jo. Sipas ksaj logjike, pse nuk irritohemi qe Shqiperia eshte antare e Organizates Frankofone? A na ben kjo antarsi ne te gjithe franceze apo frengjisht-foles?! Le te jemi te sinqerte: ne (shqiperia) futemi neper organizata vec kur kemi interes. Pra edhe atehere, rrezik prisnim ndihma e lemoshe nga ajo organizate, ashtu sic po cirremi tani qe te futemi ne BE a ne NATO. Nese do kishte ndonje organizate Katolike apo Ortodokse, nuk shoh arsye pse mos te futemi edhe aty. Fundi i fundit, historia na ka bere qe te kemi 3 fe ne Shqiperi dhe shpresoj qe te treja te bashkejetojne ne paqe e mirekuptim.

    Ia kalofshi mire te gjithe.