Sunday, June 12, 2005

Dhoma Amerikane e Tregtise dhe politika Shqiptare

Dy gazeta Shqiptare botonin sot nje lajm qe Dhoma Amerikane e Tregtise i paska bere para ca kohesh ftese zoterinjve Nano dhe Berisha nje ftese per debat te hapur. Madje nje nga keto gazeta ka marre mundimin te beje germime edhe rreth familjes apo lidhjeve familjare te personit qe ka bere kete ftese - e cuditshme cfare efekti te gjate ka krijuar Sigurimi ne Shqiperi!

Pergjithesisht, e kuptoj qe dhomat e tregtise jane te interesuara ne fushatat elektorale sepse, duke qene qe mbrojne interesat e antareve te tyre (kompanite e ndryshme), ndryshimet e qeverive jane te rendesishme sepse ndikojne ne ligjet e ndryshme ekonomike. Madje, gjithmone duke iu referuar ketyre gazetave, duket qe DhAT eshte ne rruge te "drejte" pasi ka kerkuar qe ky debat te jete per ceshtjet ekonomike.

Por, jane dy gjera qe nuk arrij t'i kuptoj qarte:
  1. Berisha dhe Nano nuk po kandidojne per President (si ne Sh.B.A. apo shtete te tjera ku presidenti zgjidhet me vota te drejtperdrejta), gjithashtu ata te dy nuk kandidojne per deputete te Kuvendit Popullor ne te njejten zone. Pra pse duhen ftuar ata te dy ne debat ne prag te zgjedhjeve?
  2. Nese kjo gje do organizohej nga Dhoma e Tregtise se Shqiperise (qe nuk e di a ekziston apo jo, se me e degjuara deri tani eshte Dhoma e Tregtise se Tiranes), do ishte gjysem e kuptueshme. Po s'e kuptoj c'pune ka Dhoma Amerikane e Tregtise?! Gjate 3 fushatave elektorale qe kam qene prezent ne Sh.B.A., s'me kujtohet qe nje dhome tregtie e nje shteti tjeter (p.sh. Laos) te kete organizuar debate te tilla. Keshtu qe s'e kuptoj sep DhAT po i fut hundet ne politiken Shqiptare - dhe le te mos harrojme qe, sipas statistikave nga institucionet Shqiptare, investimet nga kompanite amerikane nuk jane aspak nder me te medhate ne Shqiperi.

0 Comments:

Post a Comment

<< Home