Tuesday, October 11, 2005

Cudirat Shqiptare - Ministrat e dubluar

Cudia e kesaj rradhe erdhi perseri nga ana e PD-se, ose me mire, nga kryetari i saj, i zgjedhur Kryeminister ne saje te egove te infektuara. Pasi kapi ne befasi jo pak veta kur i shtriu doren Xhuvelit qe ende s'i ishte thare peshtyma ne fytyre nga sharjet qe i beri po vete ai, Dr. Berisha vendosi te marre jo me pak se 16 veta si "stafi i tij i ngushte".

Kur u propozua qeveria e re, te them te drejten me erdhi mire qe po shkurtohej organika burokratike qeveritare dhe numri ministrive u reduktua mjaftueshem ne 14. Nga ana tjeter, duke patur parasysh qe PD po kerkonte deshperimisht aleate ne Parlament per te kaluar qeverine dhe ligje te tjera ne te ardhmen, reduktimi i numrit te ministrave nuk m'u duk zgjidhje shume strategjike sepse mund te perdoreshin per te kenaqur urine e pangopur te "aleateve" per poste.

Sot, pa pritur e pa kujtuar, lexoj qe Kryeministri i ri (jo ne moshe) na paska zgjedhur 16 keshilltare, perfshire shefin e kabinetit dhe nje sekretare. Pra jane 14 keshilltare, nga nje per secilen fushe per te cilat jane dhe...ministrite. Eshte e kuptueshme qe dikush ne te njejten pozite te kete keshilltare - madje eshte shenje e mire. Por te kesh keshilltare per te dubluar ministrat, kjo me duket absurde! Atehere per cfare punojne dhe marrin rrogen ministrat?

Sigurisht qe ka kryeministra a presidente te cileve u duhen keshilltaret. P.sh. Presidenti Reagan arriti te behej aq i paharruar jo sepse ishte ekspert ne ekonomi apo strategji ushtarake apo politike (ne fakt ishte mjaft larg prej tyre); zgjuarsia e tij ishte sepse ai kishte nje vizion dhe mblodhi rreth vetes keshilltare te zgjuar, nder te cilet ishin dhe Sekretaret (ekuivalenti Amerikan i ministrave) perkates. Por, nuk duhet te harrojme qe Presidenti i Amerikes apo Kryeministri i Italise mund t'a perballojne ne buxhetin e tyre te paguajne keshtilltare. Nderkohe, meqenese nuk e di sa eshte rroga e ketyre keshilltareve, jam kurjoz te di sa police apo mesues ne Shqiperi mund te merreshin ne pune nese keta "keshilltare" nuk do te ekzistonin?

Nese nuk jam gabim, ka patur raste qe vete Dr. Berisha ka kritikuar (me shume te drejte) Presidentin si nje post (person?) kukull qe i duheshin mjaft keshilltare per te kuptuar cfare behej apo marre nje vendim. A nuk po ben te njejten gje Dr. Berisha?

Mendimi im jo-profesional eshte qe Shqiperia ka nevoje per eficense. Cfare nenkuptoj me eficense eshte qe dicka te behet me mire me sa me pak burime (p.sh. njerezore apo financiare). Nese taksat (e mbeshtes) do te ulen, me cfare te ardhurash do te paguhen keto shtesa ne organiken shteterore? Nese dikush ka nevoje per keshilltare per cdo ministri (pervec ministrave perkates dhe organikes se tyre te tejmbushur), atehere cfare gjeje speciale paska ky njeri qe te jete kryeminister? Pse eshte i pashem e i gjate? Me kete logjike, i bie qe mund te marrim dhe dike qe aktualisht fle poshte njeres nga urave te Lanes, t'a rrethojme me keshilltare (qe do bejne cdo gje) dhe e bejme kryeminister qe thjesht te ngrohi karriken e te takohet me personalitete apo te presi shirita inagurimi.

Nese vertet eshte koha per ndryshim (madje shume eshte zgjatur), kjo s'do te thote qe te shkurtojme nga njera ane sa per sy e faqe, dhe te shtojme nga ana tjeter duke e lene balancen sic ishte.

Lajmi nga Kryeministria

1 Comments:

At 5:19 PM, Blogger Agobooks said...

Më duhet të pranoj se,nuk jam i vetmi që, akoma nuk u .."verbova" nga shkëlqimi i një politike të çalë dhe mediokre që fatkeqësisht, mbizotëron në vendin tonë.
Mirësetëgjeta!

 

Post a Comment

<< Home