Me ne fund...

PD, me ne fund, duket te kete fituar disa deputete me shume se PS ne parlamentin e ri, ne saje te sistemit te komplikuar proporcional dhe maxhoritar (si dhe Dushqeve te madhesive te ndryshme). S'mund t'a fsheh, humbja e qeverise se deritanishme eshte nje lajm i shumepritur per mua. Por s'mund te them qe te gjithe Socialistet jane negative, ashtu sic nuk mund te them kurrsesi qe te gjithe PD-istet jane pozitive apo te djathte, apo qe PD eshte parti e djathte e mirefillte.
Fitorja e ceket e PD-se e detyroi kryetarin e perhershem te kesaj partie, Dr. Sali Berisha, te filloje marreveshjet e tipit "Me jep Francen dhe Kanadane, te te jap nje Luksemburg." Duke vazhduar traditen e nisur para zgjedhjeve, kur disa individeve qe kane vene firmat ne formimin e PD-se por me pas u larguan apo u zbuan me shqelma, iu ofrua dega e ullirit ne te cilen ishte varur kandidatura e deputetit, Dr. Berisha i shtriu doren edhe atyre qe partia e tij dhe vete ai i kishin bere lecke (duke u nxjerre te paberat ne shesh) deri me 2 Korrik, ora 11:59 e nates. Tani, a ishte dore miqesie a lypjeje, kjo eshte pune tjeter. Por per kete ndoshta shkruaj me shume nje here tjeter.
Rendesi ka qe, me ne fund, qeveria me ministra miljonere (jo ne Leke por $ Amerikane) u shperbe dhe Kuvendi i ri arriti qe te mblidhej. Tani te shohim cila do jete qeveria e re dhe shpresojme qe te permbushe premtimet e para 3 Korrikut.
Me mbetet vec te them, pak me skepticizem karakterizues, "Me kembe te mbare!"
0 Comments:
Post a Comment
<< Home