Sunday, July 31, 2005

Cudirat Shqiptare

Para disa kohesh hapa nje "seri" shkrimesh rreth cudive Shqiptare dhe shkrimi i pare ishte per punesimin e balerineve ruse ne Shqiperi, nderkohe qe ne "eksportojme" balerinet tane neper vende te tjera.

Cudia e rradhes eshte nje lajm ne gazeten Koha Jone (shih me poshte per link) ku flitet per problemet qe disa banore e Kucoves kane ngaqe po jetojne ne shtepi te ndertuara me tulla te grabitura nga ish-ndertesat kimike te ndermarrjes se perpunimit te naftes. Nuk di te qaj apo te qesh... . Te qaj per varferine qe i detyron njerezit te bejne gjera te tilla, apo te qesh e te them "mire t'ju behet" qe vodhen pronen e te ashtuquajturit shtet dhe tani po pesojne efektet e hajduterise se tyre. albania, shqiperia

Artikulli tek Koha Jone

1 Comments:

At 1:18 PM, Anonymous Anonymous said...

This comment has been removed by a blog administrator.

 

Post a Comment

<< Home