Wednesday, June 08, 2005

Paaftesia apo dembelizmi i qeveritareve

Lajmet nga Tirana sa vijne e behen me te cuditshme. Sot ne gazeten Koha Jone lexova dicka qe qe me beri te qesh sepse, pavaresisht se Ministri e ka derguar ate lajm per te shitur mend apo per te treguar per punen "e madhe" qe po ben, ne fakt tregon dicka tjeter - ose te pakten keshtu e shoh une personalisht.

Lajmi tregon se si
Ministri i Financave Arben Malaj, i ka kerkuar Drejtorit per Evropen Juglindore te DFID, Martin Dinham, ndihme per te hartuar buxhetin. Le t'i marrim me rradhe gabimet e nje takimi apo nje lajmi te tille, ne kendveshtrimin tim:

  1. Ne me pak se 1 muaj ne Shqiperi zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Gjasat (dhe shpresat!) jane qe qeveria e sotme, simbol dhe etalon i korrupsionit, do te zevendesohet. Pra, cfare buxheti duhet te krijojne ministrat e sotem? Buxhet nje-mujor?! Pse duhet te shpenzohet kohe dhe burime njerezore e financiare duke bere buxhete nderkohe qe dikush tjeter do i beje keto gjera perseri pas nje muaji?
  2. Po mbushen 15 vjet nga ndryshimi i sistemit politik. Ky minister eshte pjese e qeverise Shqiptare qysh ne 1997 (8 vjet) dhe ende nuk di si te bej buxhetin?! Kjo po me ngaterron disi, sepse mendova qe detyra kryesore e Ministrit te Financave eshte te beje buxhetin e qeverise. Atehere, nese ai nuk eshte ne gjendje te beje dicka te tille, te beje punen per te cilen paguhet, si ka mundesi qe ka ngrohur ate karrike per 8 vjet? Ne mos gabohem, ky Minister i (c)nderuar na fryhet edhe me titujt me te larte shkencore (Asistent Profesor dhe Doktor) por prape nuk di te beje nje buxhet?!
  3. Hipoteza tjeter e imja eshte ndoshta di te beje buxhetin por arsyeja qe ia kerkon kete gje Evropjaneve eshte dembelizmi. Ne fakt, mire e ka, pse duhet te harxhoje ai kohen e tij duke bere punen per te cilen e paguajne taksapaguesit Shqiptare kur kete gje mund t'a bejne Evropjanet? Nderkohe, Ministri yne me grada shkencore, mund te merret me gjera te tjera shume me te rendesishme, si p.sh. te konsultoje privatisht (ne orar te punes shteterore, sigurisht) ndonje kompani piramidale... .
Kur do marrin fund hipokrizira e paradokse te tilla ne Shqiperi?

Lajmi te Koha Jone

3 Comments:

At 2:20 PM, Anonymous Anonymous said...

I nderuar miku im i shtrenjte.

E pashe komentin tend dhe te falenderoj qe ma nise. Me duhet te them se ke shume te drejte per mjaft gjera, vetem se me duket se me dashjen tende te plote ti e ngaterron muhabetin sikut Malaj i kerkon ndihme per hartimin e buxhetit TANI, gje qe ne fakt nuk eshte e sakte se buxhetin socialistet e mbaruan per vitin 2005. Hajt pra mos e shperdoro kohen me te tilla gjera.Kushtoja me mire nje shetitjeje me cupen tende te dashur se sa te merresh me politike. Nuk ke hajer nga politika.Eshte nje sport qe ti je shume i ndershem dhe i paster per ta luajtur. Me mirekupto bir. Pershendetje Ardi

 
At 4:58 AM, Anonymous Anonymous said...

Sa mirë e përshkrove. Çka të besh kur është absurde mënyra se si udhëhiqet shteti ne Shqipëri. Për 4 vite të pushtetit Nanist aty këtu u dëgjua ndonjë lajm rreth hapjes së ndonjë uzine të re. Aty këtu populli mësoj për ndonjë projekt të madh e kapital. Dhe kur nuk dëgjoj për ndonjë gjë qe vërtetë premton një të ardhme të shendosh për Shqipërinë. Ndërsa tash gjatë fushatës elektorale si kërpudhat pas shiut filluan investimet qeveritare anembanë Shqipërisë sa për ta mashtruar elektoratin dhe ndërtuar një imazh konstruktive të qeveris socialiste.

Personalisht i uroj qytetarëve shqiptar qe në këto zgjidhje të dalin me logjikë e jo duke ju besuar premtimeve të kota. Le të shohin vetën pjesë të ndryshimit. Arma ma e fortë e qytetarëve janë ditët e zgjidhjeve. Le te luftojnë me këto armë luftën për një jetë vërtetë Evropiane.

 
At 5:26 AM, Anonymous Anonymous said...

Hmmm you said it right. “EDUCATE THEM”. Is that MJAFT Movement trying to do so in a major scope? See, one of the persons that apparently knows you very well has posted this statement “Hajt pra mos e shperdoro kohen me te tilla gjera. Kushtoja me mire nje shetitjeje me cupen tende te dashur se sa te merresh me politike” under "Paaftesia apo dembelizmi i qeveritareve" theme. Is that mean that this person with although all respect to him is against you trying to be part of change for better: educating/being clued-up about current situation in Albanian? If so, I believe he is wrong. All [True Albanians] should stand up and think about a better life in Albania. Everybody can contribute to the wellbeing of Albanian, even if he/she sends one letter to the relevant democratic organization in aim to enlighten about the negativities, that person is doing its patriotic Albanian act to help his county in need for better life.

 

Post a Comment

<< Home