Saturday, September 03, 2005

Me ne fund...

3 muaj pasi u bene zgjedhjet, me ne fund Komisioni i Zgjedhjeve, beri c'beri, e publikoi rezultatin zyrtar te zgjedhjeve. E kam ca te veshtire te kuptoj kete zgjatje dy-mujore, ne nje vend qe ka me pak se 3 milion banore, sidomos kur ishte pikerisht ky komision qe, para zgjedhjeve, mburrej qe kete vit do beheshin zgjedhjet me te mira, me te sakta e me te shpejta. Por ndoshta kane patur edhe ata te shkretet arsyet e tyre. Fundi i fundit, cdokush eshte i interesuar te zgjase punen e tij qe te paguhet me shume... .

PD, me ne fund, duket te kete fituar disa deputete me shume se PS ne parlamentin e ri, ne saje te sistemit te komplikuar proporcional dhe maxhoritar (si dhe Dushqeve te madhesive te ndryshme). S'mund t'a fsheh, humbja e qeverise se deritanishme eshte nje lajm i shumepritur per mua. Por s'mund te them qe te gjithe Socialistet jane negative, ashtu sic nuk mund te them kurrsesi qe te gjithe PD-istet jane pozitive apo te djathte, apo qe PD eshte parti e djathte e mirefillte.

Fitorja e ceket e PD-se e detyroi kryetarin e perhershem te kesaj partie, Dr. Sali Berisha, te filloje marreveshjet e tipit "Me jep Francen dhe Kanadane, te te jap nje Luksemburg." Duke vazhduar traditen e nisur para zgjedhjeve, kur disa individeve qe kane vene firmat ne formimin e PD-se por me pas u larguan apo u zbuan me shqelma, iu ofrua dega e ullirit ne te cilen ishte varur kandidatura e deputetit, Dr. Berisha i shtriu doren edhe atyre qe partia e tij dhe vete ai i kishin bere lecke (duke u nxjerre te paberat ne shesh) deri me 2 Korrik, ora 11:59 e nates. Tani, a ishte dore miqesie a lypjeje, kjo eshte pune tjeter. Por per kete ndoshta shkruaj me shume nje here tjeter.

Rendesi ka qe, me ne fund, qeveria me ministra miljonere (jo ne Leke por $ Amerikane) u shperbe dhe Kuvendi i ri arriti qe te mblidhej. Tani te shohim cila do jete qeveria e re dhe shpresojme qe te permbushe premtimet e para 3 Korrikut.

Me mbetet vec te them, pak me skepticizem karakterizues, "Me kembe te mbare!"