Monday, June 06, 2005

Arvanitasit e harruar

Sot nuk arrita te bej leximin e zakonshem te gazetave Shqiptare ne mengjes duke shoqeruar kafen, por tani, teksa po lexoja Koha Jone, me beri pershtypje nje interviste me Arbereshin e shquar z. Antonio Bellusci. Duke mos u nisur aspak nga perfitime personale (sic e kemi bere zakon ne tashme...), ai ka bere nje pune jashtezakonisht te madhe duke mbledhur informacion mbi Arbereshet dhe Arvanitasit - minoriteti i shtypur Shqiptar ne Greqine "demokratike."

Cfare me shkakton dhimbje eshte fakti qe, sipas tij, qeveria apo institucionet Shqiptare (ekziston me Akademia e Shkencave?) nuk e kan ndihmuar fare, nderkohe qe jane gjetur te gatshem institucionet e Kosoves, pavaresisht se kane me pak burime financiare se Shqiperia. Ne fakt, nuk cuditem shume. Duke patur parasysh qe qeveria e Shqiperise udhehiqet nga nje grekofil, nuk ka sesi ata te ndihmojne per projekte te tilla. Plus qe, nese nuk ka ndonje perfitim ekonomik per ta, eshte e kote te lodhesh gojen. Sa keq!

Artikulli tek Koha Jone

0 Comments:

Post a Comment

<< Home